Vdes një ushtar rumun i KFOR-it në Kosovë

Lajme

Vdes një ushtar rumun i KFOR-it në Kosovë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:34
KFOR

Një ushtar i kontingjentit rumun të KFOR-it në Kosovës ka vdekur të hënën në Prishtinë.

Komandanti i KFOR, Ferenc Kajari, në një adresim ka thënë se vdekja e ushtarit nuk lidhet me kurrfarë konflikti.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Ne zemrën time janë familja dhe miqtë e ushtarit të vdekur dhe me të gjithë kontingjentin rumun në Kosovë”, është shprehur Kajari.

“NATO e vuan humbjen e ushtarit dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe pilotët e vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat