Vendimi i Kosovës dhe deklarata e QUINT-it çmendin diplomatin serb

Lajme

Vendimi i Kosovës dhe deklarata e QUINT-it çmendin diplomatin serb

Nga: N. Sh. Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:08
Zoran Milivojeviq

Vendet e QUINT-it sot kanë reaguar lidhur me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duk thënë se Kosova është ajo që vendos.

Por, thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Për këtë ka eraguar diplomati serb, Zoran Milivojeviq.

Ai thotë se reagimi i vendeve të QUINT-it pa pasoja, e shpie në përfundimin mbështesin politikën e Albin Kurtit.

"Një reagim i tillë është mbështetje për një politikë të tillë. Nuk është e pazakontë sepse nuk ka dyshim se qëllimet e QUINT-it dhe Kosovës janë të njëjta dhe mbi të gjitha qëllimi i tyre është të detyrojnë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Në thelb, nëse ka nuk ka pasoja që mund të ndikojnë është e qartë se ata po veprojnë në sinkron dhe se qëllimi është të rritet presioni mbi Serbinë", tha diplomati.

Sipas tij, qëndrimi i Kosovës e bllokon dialogun.

Në deklaratën e përmendur, siç kujton ai, shtetet e QUINT-it rikujtojnë sërish të dyja palët (Kosovën dhe Serbinë) që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që mund të rrisin tensionet.

“Përsëri na bëjnë thirrje të jemi të përmbajtur, na mbajnë në një raport të barabartë, sikur të jenë dy palë të barabarta”, thotë ai.

“Në këtë mënyrë ata nisen nga qëndrimi i tyre se e kanë njohur Kosovën dhe na kujtojnë se e kanë njohur. Kosova nuk mund të jetë kandidate dhe formalisht dhe juridikisht Bashkimi Evropian nuk mund të bëjë një procedurë për pranimin e Kosovës që nuk njihet nga pesë anëtarë të BE-së”, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat