Protestat në veri e Graçanicë, reagon edhe Petar Petkoviq

Lajme

Protestat në veri e Graçanicë, reagon edhe Petar Petkoviq

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:04
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ka reaguar pas protestës së sotme të organizuar nga qytetarët serb për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, pa një kërkesë zyrtare nga Serbia.

Petkoviq këtë protestë e ka quajtur paqësore, duke theksuar se asnjëherë nuk janë mbledhur më shumë njerëz, shkruan Tanjug.

Ai ka shtuar se këto janë imazhe të harmonisë dhe unitetit serb.

“Asnjëherë më shumë njerëz se sot të mbledhur në Mitrovicë dhe Graçanicë, ku dhjetëra mijëra serbë nga Kosova dhe Metohia u mblodhën për protesta paqësore. Këto janë imazhe madhështore të harmonisë dhe unitetit serb”, ka thënë Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat