Përfundon fushata zgjedhore në Ulqin

Lajme

Përfundon fushata zgjedhore në Ulqin

Nga: Besim Toska & Naser Ramadani Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Mbi dhjetë mijë qytetarë të Komunës së Ulqinit nga 20.392 votues sa janë, pritet të vendosin këtë të diel se kush do t'i udhëheq e përfaqësoi për katër vjetët e ardhshme. Sot liderët e forcave kryesore politike e iniciativave qytetare po përmbyllin fushatën, duke shpresuar e pritur rezultate të mira.

Situata vazhdon të zhvillohet e qetë, derisa në zgjedhjet lokale në Ulqin marrin pjesë pesë lista zgjedhore.

Pra në zgjedhje marrin pjesë pesë lista prej tyre tyre dy janë nacionale shqiptare, kurse tjerat i kanë përfaqësues nga listat qytetare.

1. Koalicioni UDSH-LDMZ
2. Mali i Zi Demokratik
3. Koalicioni “Fillim i ri” – URA,PD,ASH,SD,PSD
4. FORCA
5. Koalicioni PDS-Partia Boshnjake.

Paraprakisht dihet renditja që do të dali nga zgjedhjet apo se sa mandate nga 33 sa do të ketë asambleja komunale do të fitojnë pesë listat, por rezultate mund të ndryshojnë

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor, tregojnë se materiali tashmë është në Komunën e Ulqinit dhe gjithçka është gati për zgjedhje.

Derisa nga Ministria e Punëve të Brendshme tregoj ë se në Komunën e Ulqinit të drejtë vote kanë 20.392 votues, që është 523 votues më shumë se në zgjedhjet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat