Veteranët e UÇPMB-së kundër zgjedhjeve parlamentare serbe

Lajme

Veteranët e UÇPMB-së kundër zgjedhjeve parlamentare serbe

Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:30
Nazmi Hajredini

Nazmi Hajredini nga OVL-UÇPMB ka thënë se si veteranë, gjithmonë janë shprehur kundër zgjedhjeve parlamentare serbe, meqë sipas tyre, nuk po përfillen asnjëherë kërkesat që kanë.

Ai në Info Magazine, tha se kërkesat e tyre në Serbi, shkelen madje në mënyrë sistematike.

”Ne si veteranë dhe si OVL-UÇPMB, çdoherë edhe në mandatet tjera, kemi qenë kundër zgjedhjeve parlamentare, pasi që e dimë mirë se në këto zgjedhje parlamentare nuk përfillen kërkesat tona legjitime”.

”Të drejtat tona shkelen në mënyrë sistematike duke u nisur nga të gjithë qoftë arsimi, shëndetësia, etj”.

Info Magazine: Si i shihni ju ndasitë politike brenda shqiptarëve në këto situata?

”Po, edhe kjo ndodhë çdoherë. Ndodhin çdo herë përçarjet mes partive politike, duke pas ambicie bajraktarizmi dhe përfitime personale dhe politike, dhe kjo ndodhë çdo herë gati përveç mandatit të kaluar qe një trysni e Tiranës e cila i bashkoi të gjithë liderët e partive politike dhe dolën me një listë të përbashkët e cila triumfoi me tre deputetë në parlamentin serb”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat