Petar Petkoviq akuzon Kosovën për dialogun

Lajme

Petar Petkoviq akuzon Kosovën për dialogun

Më: 11 prill 2022 Në ora: 08:57
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar “se janë absurde akuzat nga Prishtina se Beogradi është fajtor për zvarritjen e dialogut të Brukselit”.

“Është absurde që dikush që ka ardhur në poste politike në krahët e mesazheve populliste të Kurtit për parëndësinë e dialogut me Beogradin dhe deklaratave se Prishtinën nuk është e obligojnë marrëveshjet e Brukselit, që sot të akuzojë Beogradin për zvarritje të dialogut. Ekstremistja e dëshmuar Mimoza Kusari-Lila, e cila kapacitetin e saj demokratik ka treguar ashtu që në Gjakovë ka qenë ideologe e atyre që i ndaluan serbët e mërguar të vizitojnë varrezat për shtatë vjet, ajo ka më së paku të drejtë të jep mësime për demokracinë kujtdo”, ka pretenduar Petkoviq në një komunikatë për media.

“Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në vend që të shprehin fraza për demokracinë dhe vlerat evropiane, duhet të dëshmojnë në praktikë për kapacitetin e tyre demokratik duke mundësuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë mënyrë ringjalljen e dialogut të Brukselit”, ka pretenduar Petkoviq, duke pranuar në mënyrë të tërthorët se është e vërtetë se Serbia është bllokuese e dialogut.

“Beogradi mbetet i përkushtuar për zgjidhjen e problemeve në Kosovë përmes bisedimeve, me ndërmjetësimin e partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian ndërsa “institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, ku partia e Mimoza Kusari-Lilës ka zërin vendimtar, sistematikisht e rrënon dialogun, duke iu drejtuar unilateralizmit dhe dhunës, si mjet për realizimin e qëllimit", ka pretenduar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat