Armatimi i FSK-së po çmend Serbinë

Lajme

Armatimi i FSK-së po çmend Serbinë

Nga: F.B Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:52
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun vlerësoi se “Prishtina me sigurimin e armatimit, ku përfshihen edhe helikopterë , minahedhës edhe dron vëzhgues dëshiron me dhunë të pushtojë veriun e Kosovës”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Britania e Madhe, këtyre ditëve ka dorëzuar shtetit të Kosovës sasi të madhe të sistemeve të lehta kundër-tanke, që është armatimi i parë serioz që ka arritur në Kosovë, përkujton ai.

Drecun për TV Pink tha se “Britania e Madhe pas daljes nga BE po përpiqet të pozicionohet si faktor me rëndësi jo vetëm në kontinentin evropian por kudo në botë dhe këtë e bënë më së shpeshti duke u mbështetur apo shfrytëzuar ShBA-në për realizimin e qëllimeve të veta”.

“Ata duan ta bëjnë këtë edhe në Ballkan, së pari duke i shkaktuar dëme Republika Srpska si dhe Serbisë rreth çështjes së Kosovës, ku roli i saj negativ është evident”, tha Drecun.

Duke fol për armatosjen e FSK, ai tha se kjo është e planifikuar edhe në te po punohet vazhdimisht, duke dashur që deri në vitin 2027 duan që FSK ta rreshtojnë si organizatë klasike ushtarake.

“Për shkak situatës në Ukrainë, ata duan që kohën e tranzicionit ta shkurtojnë për disa vite, kyçe në këtë situatë është se krahas trajnimeve ata kanë shtuar edhe buxhetin për armatim”, tha Drecun.

Lidhur me këtë Demo Berisha , kreu i Amësisë së shqiptarëve në Serbisë thotë se ka lajme të përditshme për incidente në Kosovë, që duket si përgatitje për diçka.

“E gjithë kjo ka lidhje me atë se ata duan të nxisin konflikt në veri, ashtu që në te të implikohet Serbia. A kanë marr ata armë me ndonjë çmim, këtë nuk e di. Por mendoj se armatimin e kanë marr falas. Kur shohim si e kanë siguruar dhe kur shohim se nuk i kanë mjetet për ato armë, çdo gjë bëhet e qartë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat