I ngushtohet rrethi Serbisë: BE s’do të pranojë më në takime shtetet që s’i vendosën sanksione Rusisë

Lajme

I ngushtohet rrethi Serbisë: BE s’do të pranojë më në takime shtetet që s’i vendosën sanksione Rusisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:33
Aleksander Vuçiq

Në Bruksel është shtruar darka joformale nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para darkës joformale të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret bisedime jo të lehta për shkak të çështjeve që kanë dalë.

Megjithatë, ai ka thënë se Serbia ka marrë një vendim për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe se beson që kjo do të jetë e ndërsjellë.

Sa i përket deklaratave të krerëve shtetëror të Kosovës se së shpejti do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin Evropian, Vuçiq ka thënë se do të ketë reagim edhe nga ana e Serbisë.

Sipas Tanjug, nga tani e tutje vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë do të mund të marrin pjesë në takimet me temën e politikës evropiane të sigurisë, gjë që për Serbinë është cilësuar si “lajm tjetër i keq”, pas lajmit se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në KE.

Kujtojmë se sa i përket sanksioneve kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë, Kosova ka dalë në mbështetje të Perëndimit, teksa deri më tani është kërkuar një qëndrim i Serbisë, e cila nuk po dëshiron t’i prishë marrëdhëniet me rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat