11-vjeçarja bie në lumin Bistrica në Pejë, dërgohet për tretman mjekësor

Lajme

11-vjeçarja bie në lumin Bistrica në Pejë, dërgohet për tretman mjekësor

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:13
Lumi Bistrica

Një vajzë 11-vjeçare paraditen e së martës ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, ajo është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, tha Rugova.

Tutje, ai bëri të ditur se njësitet policore po merren me rastin për të kuptuar se si erdhi deri te kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat