​Inaugurohet sot Biblioteka e Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”

Lajme

​Inaugurohet sot Biblioteka e Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”

Më: 20 maj 2022 Në ora: 07:48
Ernest Koliqi

Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ernest Koliqi do të bëhet edhe inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”, e cila gjendet në Qendrën “BogdaniPolis”, nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Hapja e kësaj biblioteke do të bëhet me një ceremoni të veçantë me fillim prej orës 19:00.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv , do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa një kumtesë me temë “Ernest Koliqi – nismëtari i prozës moderne shqipe” do të mbajë edhe profesor Xhavit Beqiri.

Ndërsa do të lexohen edhe fragmente nga “Ujët e pusit” si dhe do të ketë pika muzikore shkodrane.

Ndryshe, Ernest Koliqi ka lindur në Shkodër më 20 maj të vitit 1903, në një familje të respektuar. Ai ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat