Vuçiq përmend pritjet e perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Lajme

Vuçiq përmend pritjet e perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Nga: F.B. Më: 26 maj 2022 Në ora: 08:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq që mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka folur rreth pritjeve dhe temës kryesore në këtë tubim që ishte Ukraina, duke theksuar se ata shprehen idetë dhe pritjet e veta, ndërsa ne “nuk di çfarë mund të ndodh tash për tash nuk ka një mundësi të tillë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vuçiqit tema bosht e gjithë tubimit në Davos ishte Ukraina, ndërsa në pyetjen nëse në takimet me liderët botëror ia kanë pa të madhe dhe i kanë bërë vërejtje për raportet e mira mes Serbisë dhe Rusisë, ai theksoi se të gjithë ia shohin të madhe dhe bëjnë vërejtje.

Lidhur me atë se çka pritet dhe çka kanë kërkuar nga ai dhe nga Serbia, Vuçiq theksoi se “ata e dinë se nuk shkojnë aq lehtë gjërat”.

“Ata flasin çka është ide e tyre dhe çfarë ata presin dhe kërkojnë...kjo është. Si të vijnë edhe të thonë – hajde vendos sanksionet apo mirë dil përjashta. Si mund të kërkojnë këtë? Nuk shkon ashtu. Kjo ka qenë e mundur derisa Serbia nuk ishte shtet” tha Vuçiq.

Ndërsa lidhur me mundësinë që Serbia të vendos sanksione Rusisë, Vuçiq tha se tash për tash nuk ka mundësi të tillë.

"Çka do të ndodhë në të ardhmen, nuk e di dhe çfarë na sjell jeta dhe si do të duket. Unë nuk jam nga ata që betohen dhe pastaj nuk përmbushin diçka, unë më shumë dua që mos të betohem dhe të bëjë diçka. Gjithmonë kjo qasje ka qenë më e mirë dhe përherë i kam besuar një qasje të till se atyre që përbehen në gjithçka në botë dhe ditën e tretë bëjnë ndryshe", tha Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat