“Kingji” dhe “Bajrami” i UÇK -së

Lajme

“Kingji” dhe “Bajrami” i UÇK -së

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:24
Pamje nga nderimet për “Kingjin”

Nderimet më të larta, i kanë për ish-bashkëluftëtarin. Ani pse kanë kaluar 23 vjet, Njësiti Special i UÇK-së TF0, nuk e ka harruar shokun e tyre të luftës.

Ky njësit, arriti i pari në Majën e Pashtrikut, ku më pas për dy javë, zhvilloi betejat më të ashpra me forcat serbe.

Por, më 26 maj të vitit 1999, do të ishte hera e fundit që do ta shihnin të gjallë, ish-bashkëluftëtarin e tyre, Florim Rushitin.

Kjo bëri që 20-vjeçari i njohur si “Kingji” të bëhet dëshmori i parë i Operacionit të UÇK-së, të koduar si “Shigjeta”.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Sherif Kajtazi, kujton momentet e para, kur nisi Beteja e Pashtrikut.

Kajtazit i kujtohet në detaje edhe hera e fundit që e pa të gjallë, Florim Rushitin.

“U kanë në anën e majtë, ka shku, veç e di që me shlem u kanë, edhe nuk u kthy më, u kanë dita më e vështira”, tha ai.

Por, para se të vritej “Kingji”, u plagos një pjesëtar tjetër i këtij njësiti.

Por Muhamet Bajramin, për 9 orë do ta barte në shpinë, bashkëluftëtari i tij, Zaim Thaçi.

Thaçi, thotë se kishte pak shpresa që shoku i tij i luftës do të shpëtonte.

Përveç Florim Rushitit, në këtë betejë ranë heroikisht edhe 15 ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Ndërsa nga forcat serbe, nga Operacioni i UÇK-së “Shigjeta” u vranë afër 100 ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat