​Importi i grurit, lufta ndryshoi çmimet dhe vendet e tregtisë

Lajme

​Importi i grurit, lufta ndryshoi çmimet dhe vendet e tregtisë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Shqipëria ka vijuar të furnizohet me grurë, por këtë vit lufta ka ndryshuar gjeografinë e importeve dhe çmimet me të cilat e kanë siguruar atë.

Dy muajt e parë u furnizuam nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa më pas kanë hyrë dhe vende të reja.

“Kemi kohë që kontratat e reja janë bërë me shtetet si Rumani, Bullgaria, Serbia fatmirësisht është edhe Franca në lojë”, tha Adi Haxhiymeri, importues gruri.

Por ky treg nuk është i sigurt. Pasi lufta në Ukrainë ndryshoi lojën e të bërit tregti.

“Në kushte të tilla nuk ka as blerës dhe as shitës që bëjnë kontrata afatgjata, sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhi me çmimet”, tha Haxhiymeri.

Nga shifrat shihet se Shqipëria është furnizuar vetëm nga tre muajt e fundit nga Mali I Zi, një muaj të vetëm nga Kroacia dhe nga Rumania.

Ndërkohë, konstantja mbetet Serbia, me të cilën në muajin prill morëm një sasi rekord, gati 14 mijë e 700 ton, që zëvendësoi pothuajse plotësisht importet e grurit nga Rusia dhe Ukraina.

Prodhuesi i miellit, Avni Nela thotë se Shqipëria e ka kaluar pjesën më të vështirë të furnizimit, por në fillimin e vitit 2023 do të përballemi me një tjetër sfidë.

“Në këtë periudhë kohë do të fillojnë dhe korrjet e prodhimit të vendit. Deri në nëntor ne punojmë me korrjet e vendit”, tha Avni Nela, prodhues mielli.

“Në periudhën pas nëntorit, dhjetorit, janarit atëherë është pjesa e vështirë, sepse nëse nuk marrim nga Rusia, Ukraina nuk e dinë tregtarët në ç’lloj tregjesh do të futen. Unë kësaj radhe kam marrë grurë rus nëpërmjet francezëve, vetëm se vjen më çmim më të shtrenjtë.“

Në muajin maj vendi i është rikthyer furnizimit me grurë nga Rusia, ku mori 6 mijë ton, ndërsa pjesa tjetër është kompensuar nga Serbia dhe Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat