Rama paralajmëron “Ditët e Prishtinës në Gjirokastër”

Lajme

Rama paralajmëron “Ditët e Prishtinës në Gjirokastër”

Më: 30 maj 2022 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryebashkiaku gjirokastrit, Flamur Golemi, kanë arritur marrëveshje për organizimin e ngjarjes kulturore “Ditët e Prishtinës në Gjirokastër”.

“Në kuadër të promovimit të eventeve kulturore, u dakorduam bashkë me kryebashkiakun e Gjirokastrës, z. Flamur Golemi që të organizojmë ‘Ditët e Prishtinës’ në Gjirokastër, për të forcuar më tutje sinergjinë mes dy qyteteve tona”, ka shkruar Rama në Facebook të hënën.

Ai njoftoi se është takuar edhe me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, me të cilën tha se kanë shkëmbyer ide për të zhvilluar turizmin mes dy vendeve.

Kënaqësi të takohem me miken time të mirë, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, me të cilën shkëmbyem ide të ndryshme për të zhvilluar e ndërlidhë më tutje turizmin në vendet tona, gjithmonë duke pasur parasysh mirëqenien e mjedisit”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat