Escobar: Qeveria e re e Serbisë duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Lajme

Escobar: Qeveria e re e Serbisë duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:20
Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë që pret që qeveria e re e Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke folur në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore në Mal të Zi, Escobar kujtoi se pothuajse çdo vend i Ballkanit Perëndimor ka rënë dakord për mënyrën se si ta detyronte Rusinë të paguante çmimin për pushtimin e saj përmes sanksioneve dhe të mbështeste Ukrainën dhe njerëzit.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se Serbia do të përafrohet me sanksionet sapo të formohet qeveria e saj e re.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin përshëndeti faktin që BE-ja dhe NATO-ja kanë riafirmuar politikën e dyerve të hapura: “Unë mendoj se është e rëndësishme që BE-ja të riafirmojë politikën e saj të dyerve të hapura. Kjo politikë jo vetëm që i referohet Ukrainës dhe vendeve të tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë në radhë para Ukrainës”.

Escobar nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë “progres të jashtëzakonshëm” dhe kanë zbatuar “reforma mbresëlënëse”. Ai gjithashtu shprehu shpresën se Evropa do ta zbatojë atë që thotë kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat