Në Bujanoc është shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Lajme

Në Bujanoc është shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Në Bujanoc është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës.

Edhe në Luginën e Preshevës, breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Shqiptarëve atje që kishin mbjellë tokën me misër e kultura të tjera, breshri ua shkatërroi. Zona ku janë shqiptarët është e vetmja që nuk ka qendër raketore për mbrojtje nga breshëri. Bujqit e fermerët janë në pritje të ndonjë ndihme eventuale nga institucionet.

Janë dhjetëra hektarë me të mbjella që janë dëmtuar seriozisht nga breshri që ditë më parë ra në pjesën perëndimore të Bujanocit, në Tërnoc dhe në territorin e fshatit Breznicë e Ulët.

Breshri shkatërroi jo vetëm të mbjellat në ara por edhe ato në sera, madje dëme të konsiderueshme materiale pësuan edhe ekonomitë familjare dhe automjetet e shumta.

E Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Bujanoc ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës, ndërsa ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

” Nga dita e hënë në Shtabin për situata të jashtëzakonshme të bëjnë kërkesë apo të mbushin formularin që këto dy komisione të dalin në terren dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve si atyre në ekonomitë familjare shtëpi, banesa por edhe në bujqësi dhe pas vlerësimit të komisionit prapë Këshilli Komunal dhe Shtabi për situata të jashtëzakonshme do i drejtohet Qeverisë së Republikës Serbisë për ndihmë në këtë drejtim për shkak të dëmeve që kanë pësuar një pjesë e qytetarëve të komunës së Bujanocit”, tha Nagip Arifi Kryetar i Komunës së Bujanocit.

Ndërsa në shumë vende të Serbisë ekzistojnë qendra raketore kundër breshrit, në rajonin Luginës së Preshevës të tilla nuk ka, madje këtu nuk ka as ndonjë qendër meteorologjike e cila do të paralajmëronte për mot të keq. Të mbjellat e bujqve të pakët të kësaj zone po thuaj i ekspozohen në vazhdimësi rrezikut të motit jo të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat