15 autobus sollën serbët në Gazimestan

Lajme

15 autobus sollën serbët në Gazimestan

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:50
Pamje nga Gazimestani

Festa e ‘Vidovdanit’ po mbahet në Gazimestan, nga pjesëtarë serb. E ata në këtë vend i sollen 15 autobus, për të festuar këtë datë.

Manifestimi qendror, po përcillet me praninë e shtuar të policisë së Kosovës.

Ndonëse u raportua se në Gazimestan pjesëtarët serbë kanë hyrë për të festuar ‘Vidovdanin’ pa flamuj e simbole serbe, një gjë e tillë nuk po del të jetë e saktë.

Gazetarët po qëndrojnë në Gazimestan. Ata, atje kanë parë qytetarë që në krahë mbanin famujt e Serbisë.

I gjithë manifestimi qendror po përcillet me prani të shtuar të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat