Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, zbulon detaje

Lajme

Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, zbulon detaje

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:02
Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Vuçiq

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka realizuar vizitën e tij të parë në Beograd si shef i qeverisë malazeze.

Ai është pritur nga homologia e tij, Ana Bernabiq, derisa pas saj e ka takuar edhe shefin e shtetit serb, Aleksander Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, Abazoviq ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje, dhe se nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

“Nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalime për deputetë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë.

Faleminderit Aleksandar Vuçiq për qasjen miqësore.

Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Abazoviq në twitter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat