​Pavarësia e Amerikës shënohet edhe në Kosovë

Lajme

​Pavarësia e Amerikës shënohet edhe në Kosovë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Edhe këtë vit për ndër të 246-vjetori të Pavarësisë së ShBA-së, shoqata “Miqtë e Amerikës”, organizuan aktivitetin tashmë tradicional të mbështetur nga FSK-ja, zjarrfikësit, si dhe Policia e Kosovës.

Flamuri amerikan është ngrit nga grada ceremoniale e FSK-së, në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Kreu i shoqatës “Miqtë e Kosovës”, Agim Rexhepi, tregoi që është aktiviteti i 18-të me radhë, i cili ka për qëllim t’i tregoi mirënjohjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe t’i ruajmë raportet me miqtë amerikanë, pasi sipas tij, Kosova e ka aleatin më të rëndësishëm Amerikën.

Rexhepi: T’i ruajmë raportet me SHBA-të sepse e kemi aleatin tonë më të rëndësishëm

Në dërgojmë mesazhe të qytetari i thjeshtë, njëkohësisht i inspirojmë të rinjtë të veprojnë në drejtim të respektimit të shtetasve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjithë ato që i kanë bërë për popullin e Kosovës. Është viti i 18 që veprojmë në forma të ndryshme, t’i tregojmë shtetasve dhe SHBA-së, që populli i Kosovës është falënderues për veprimet e juaja. Ne jemi mirënjohës, mirëpo jemi edhe të vetëdijshëm për atë që keni bërë në momentet e caktuara kur kushtulacioni i forcave nuk ka qenë i favorshëm. Qëllimi tjetër është që t’i nxismi të rinjtë të vazhdojmë këtë miqësi. T’i ruajmë raportet me SHBA-të, sepse e kemi aleatin tonë më të rëndësishëm, më strategjik dhe më të dëshmuar”, theksojë Rexhepi.

Rexhepi tregojë që Zjarrfikëset me vetiniciativë kanë bërë sot pastrimin e gjithë shtatores së “Bill Clintonit”, si dhe për ndihmën e gradës ceremoniale të FSK-së.

Rexhepi gjithashtu tha që kanë dhuruar një sasi të posterve më të gjithë Presidentet Amerikan, jo vetëm në Prishtinë por edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, të cilët do të vazhdojnë edhe në ditët ne vazhdim.

Ai për fund urojë të gjithë shtetasve amerikan ditën e pavarësisë së SHBA-së

Malë Gashi, ndihmës i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, ka thënë për KosovaPress, se çdo përvjetorë e bëjnë pastrimin e shtatoreve.

Gashi: Është çështje vullnetare në bashkëpunim më shoqatën i përfundojmë procedurat e pastrimit i pllatos

Në për çdo përvjetor kështu dhe për 11 shtator, zakonisht e kemi një bashkëpunim të mirë me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, dhe vullnetarisht vijmë dhe e bëjmë atë që kemi mundësi të bëjmë, edhe pse nuk është në domenin tonë por është çështje vullnetare në bashkëpunim më shoqatën i përfundojmë procedurat e pastrimit i pllatos. Gjatë vikendit e kemi parë që kanë reaguar shumë qytetarë në lidhje me ndotjen e shtatores së “Bill Clintonit”, kemi ardh dhe e kemi pastruar aq sa kemi pasur mundësi, por normalisht kjo kërkon edhe trajtim tjetër, në mënyrë me adekuate”, tha Gashi.

Ndërsa, një qytetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrian Ciuperca, që rastisi të jetë në Kosovë për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh shumë i lumtur pasi ShBA-ja ka një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve.

Ciuperca: Është një moment i veçantë për mua si qytetarë amerikan

“Jemi këtu qe një javë, jemi këtu që të vëmë radio kontakt me ShBA-të. Është kënaqësi që jam këtu, në datën e 4 korrikut, festën tonë kombëtare. Së bashku me miqtë e mi finlandez dhe ata kosovarë....Është një moment i veçantë për mua si qytetarë amerikan, njëkohësisht, është e mrekullueshme që ndodhem këtu, pikërisht në datën e 4 korrikut, ngase ShBA-të kanë një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve'', është shprehur ai.

Gjatë këtij aktiviteti, grada ceremoniale e FSK-së, bëri ndërrimin e flamurit të ShBA-së, ku u vendos një flamur i ri.

Ndërsa të pranishëm ishin edhe ansambli “Flaka e Llapit”, ku pati vallëzime tradicionale nga valltarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat