Lajçak: Lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka

Lajme

Lajçak: Lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 18:39
Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.

Lajçak këto deklarime i ka bërë nga një Forum në Dubrovnik të Kroacisë ku po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Emisari ka thënë se duhet përfunduar punët e pakryera kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat