Vuçiq sot takohet me serbët nga Kosova, sepse Prishtina po përgatit “ferrin”

Lajme

Vuçiq sot takohet me serbët nga Kosova, sepse Prishtina po përgatit “ferrin”

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 13:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova sepse Prishtina po përgatit “ferrin” për ta në ditët në vijim, ka njoftuar sot zyrtari i Partisë Progresive Serbe (SNS) Nikola Selakoviq.

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ndërlikuar duke pasur parasysh rrethanat ndërkombëtare dhe rajonale. Vuçiq gjithmonë ka arritur të gjejë një rrugë në raste të tilla”, tha Selakoviq pas seancës së Kryesisë së SNS-së, duke thënë se Vuçiq nesër do ta informojë opinionin për përmbajtjen e bisedës.

Selakoviq ka kujtuar se “vendimi i njëanshëm i Albin Kurtit (për riregjistrimin e automjeteve) do të hyjë në fuqi nesër në mbrëmje dhe veprime të tilla nuk na kanë sjellë kurrë asgjë të mirë”.

Ai nuk tha se çfarë hapash të saktë do të ndërmerrte Beogradi, por tha se ata ishin gjithmonë “hapat më të mençur që kur Vuçiq ishte ministër e në vazhdim”.

“Ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në Kosovë”, tha Selakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat