Ja çfarë bëjnë serbët ne Mitrovicë, pasi u acaruan nga Qeveria e Kosovës

Lajme

Ja çfarë bëjnë serbët ne Mitrovicë, pasi u acaruan nga Qeveria e Kosovës

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 14:19
Pamje nga Mitrovica

Në prag të fillimit të paralajmëruar të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave të qyteteve serbe në Kosovë dhe letërnjoftimeve serbe, Mitrovica sërish ka gdhirë me fletëpalosje. Kësaj radhe shkruan “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet”.

Fletëpalosjet janë të dukshme në të gjithë pjesën veriore të qytetit.

Në anën e pasme me një hartë të vizatuar të Kosovës dhe të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me mesazhin “jo dorëzim”, fletëdeklarata, të cilën qeveria e Kosovës synon t’ua lëshojë atyre qytetarëve që kanë vetëm letërnjoftim serb, është kryqëzuar me kryq të kuq. Letërnjoftimi serb me vitin e Kryengritjes së Parë Serbe më 15 shkurt 1804, e cila tani festohet si Dita e shtetësisë serbe, është shënuar me ngjyrë të gjelbër.

Pak ditë më parë, fletëpalosjet “Nuk ka dorëzim – KM mbetet” u shfaqën edhe në makina në rrugën kryesore.

I njëjti mesazh u shkrua duke përdorur një shabllon në rrugën kryesore në fillim të muajit, dhe vetëm pak ditë para kësaj, Milan Radoiçiq tha nga kodra Kamilja mbi Leposaviq “nuk dorëzohet” .

Një faqe me të njëjtin emër është hapur në Instagram, ku publikohen edhe të njëjtat mesazhe dhe foto.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor, targave të Republikës së Serbisë për qytetet në Kosovë- “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” u është mundësuar që të (ri)regjistrojnë automjetet e tyre “pa zhdoganim” në RKS, deri më 30 shtator.

Njëkohësisht, për automjetet me targa serbe të qyteteve jashtë Kosovës, regjimi i afisheve mbetet deri më 31 tetor.

Po ashtu, fillon lëshimi i formularit të deklarimit për të gjithë ata që kanë letërnjoftime të lëshuara nga Republika e Serbisë, dhe që hyjnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat