Radoiçiç të dielën ishte në veri në barrikada

Lajme

Radoiçiç të dielën ishte në veri në barrikada

Nga: F. B. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:25
Milan Radojiçiq

 Lista Serbe sapo e ka konfirmuar se të dielën në protestat në veri të Kosovës ishte edhe nënkryetari i këtij subjekti Milan Radoiçiç, të cilin organet hetuese e kanë në kërkim, kjo u bë e ditur përmes kumtesës për media.

Në kumtesën e sotme të LS me rastin e intervistë së djeshme të ministrit të brendshëm të Kosovës Xhelal Sfeçla, që tha se ky subjekt është zhvlerësua dhe nuk mund më të shantazhojë qeverinë e Kosovës dhe se qeveria nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta, sepse një bashkëpunim i tillë do ishte “kriminal”.

Sfeçla më pas ka thanë se barrikadat janë vendos “nga njerëz me maska të armatosur me tyta të gjata dhe të organizuar nga lufta propaganduese e medieve në Serbi si dhe sulmeve kibernetike”, duke shtuar se strukturat në veri nuk kanë mbështetjen e gjerë të qytetarëve.

Ai po ashtu ka përmend nënkryetarin e LS Radoiçiç, për të cilin tha se ai “frikësohet” dhe nuk është në veri përkatësisht ka shkuar në Serbi në fillim të qershorit pas videos në Leposaviq.

Sot LS me kumtesë, kryetar i të cilës është Goran Rakiç ministër në qeveri Kurti, ndër tjera thanë “Deklarata e ministrit Sfeçla më së miri dëshmon qëndrimin e qeverisë së Kurtit që nuk është e interesuar për paqe, por me çdo kusht dëshiron trazira e konflikt që mund të ketë pasoja të paparashikueshme edhe për shqiptarët edhe për serbët” .

LS akuzon Sfeçlën për “një mori gënjeshtra” për LS dhe Radoiçiç “Ai do të inkuroj vetën sepse u frikësuar nga uniteti serb dhe autoriteti i Radoiçiç, duke mos kuptuar se sa më shumë sulmohet ai më shumë vlerësohet nga serbët” thuhet në kumtesë.

LS thotë se përkundër kërcënimeve Radoiçiç ishte të dielën në protesta dhe barrikada së bashku me qytetarët tjerë. “Sfeçla nuk është i vetëdijshëm dhe nuk pranon çfarë autoriteti ka Radoiçiç, që shihet me bashkimin në protesta, që u mirëprit dhe krijoi siguri për secilin atje” thonë në LS.

Lajmin se Radoiçiç u pa në protesta u konfirmua edhe nga dëshmitar okular, para tij në protesta pas thirrjes urgjente iu kanë bashkuar protestës edhe drejtues të institucioneve edhe të punësuarit.

E vetmja e vërtetë nga intervista e ministrit Sfeçla është se LS nuk bashkëpunon me qeverinë Kurti, pasi  “ajo punon kundër interesave të popullit serb“.

LS pranon se qëllim i saj politik është rrëzimi i qeverisë Kurti, gjë që sipas tyre është në interesin e zë gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe në këto hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat