Mërgimtari nervozohet me Kurtin: 5 orë pritje në kufi, s’ka votë më për të bashkë me 40 anëtarët e mi

Lajme

Mërgimtari nervozohet me Kurtin: 5 orë pritje në kufi, s’ka votë më për të bashkë me 40 anëtarët e mi

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mërgimtar është shprehur tejet i nervozuar me procesin e ngadalshëm të kalimit në pikën kufitare në Jarinjë.

Ai ka treguar se në këtë pikë kufitare ka deri në 5 orë pritje.

Mërgimtari thotë se kryeministri i ka bërë “telashe” me reciprocitetin, duke besuar se kjo vonesë po vie si shkak i këtij vendimi.

Ai u shpreh i zhgënjyer me Kurtin duke thënë se nuk ka më votë as nga ai e as nga familja 40 anëtarëshe e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat