​Sot është datëlindja e heroit Bahri Fazliu

Lajme

​Sot është datëlindja e heroit Bahri Fazliu

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 08:05
Bahri Fazliu

Heronjtë vetëm datëlindje kanë. Sot, para 51 viteve, lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu.

Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi - Kosovë – Shqipëri.

Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat