Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç luftës, por se nuk e di se kush do të marrë pjesë në atë luftë.
“Duhet të vazhdojmë dialogun sepse nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe Metohisë, ka – luftë, por nuk jam i sigurt se kush do të merrte pjesë realisht në atë luftë”, tha Daçiq në një konferencë për shtyp në parlamentin serb.
Ai shtoi se është “absolutisht i sigurt” se politika e udhëhequr nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit nuk do të largohet nga kushtet e përcaktuara në Kuvendin e Serbisë në vitin 2013, se në asnjë rast “formalisht apo joformalisht” njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është jashtë pyetjes.
Daçiq tha se ka dëgjuar komente se negociatat duhet të kthehen në Kombet e Bashkuara, por se negociatat janë zhvendosur me kërkesë të Serbisë dhe se për disa çështje nuk mund të kthehen.
“Shumë vende perëndimore do të dëshironin të shfuqizojnë praninë e OKB-së dhe KFOR-it, UNMIK-ut në Kosovë, por ashtu siç ne nuk mund të kthehemi mbrapa, as ato nuk mund të kthehen e të shfuqizojnë rezolutën 1244, sepse nuk ka shumicë. Lufta është në vazhdim dhe unë jam i sigurt se duhet të jetë i mençur dhe me takt dhe prandaj është mirë të bëhen biseda të tilla”, tha Daçiq.
Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme është të sigurohet paqja dhe siguria për serbët në Kosovë, “sepse pa ata nuk do të kemi më për çfarë të negociojmë”.
Daçiq tha se nëse ideja është të fokusohet presioni aty ku është problemi, atëherë mund të prodhojë rezultate, por nëse presioni shumëfishohet vetëm mbi Beogradin, por jo edhe mbi Prishtinën “që është shkaku i problemit”, atëherë vetëm e komplikon situatën.
“Paqja mund të jetë realiste vetëm nëse është e drejtë, ne jemi gati për këtë”, tha Daçiq.
I pyetur se pse është e rëndësishme që sot të ketë një konsensus kombëtar rreth Kosovës, Daçiq tha se mendon se konsensusi do të ishte i dobishëm, por se kurrë nuk ka pasur konsensus për asnjë çështje dhe nuk beson se do të ketë as për këtë çështje.
“Do të ishte i dëshirueshëm një konsensus kombëtar, sepse vetëm një Serbi e bashkuar është një Serbi e fortë”, theksoi Daçiq.