Vuçiq përvjel mëngët për t’i kthyer përgjigje BE-së

Lajme

Vuçiq përvjel mëngët për t’i kthyer përgjigje BE-së

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 22:26
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në emër të Serbisë, thuhet se ka përgatitur një përgjigje “të prerë” dhe “të ashpër” ndaj administratës së Brukselit.

Përgjigja do të bëhet publike brenda 72 orëve, raporton media serbe “Novosti”.

Reagimi vie pas deklaratës së zëdhënësit i BE-së, Peter Stano, i cili tha se marrëveshja mes Rusisë dhe Serbisë, dëshmon qartë forcimin e lidhjes së këtyre vendeve.

Presidenti i Serbisë, siç mëson “Novosti”, është dukshëm i revoltuar nga deklarata e Stanos dhe po përgatit një përgjigje “pa qime në gjuhë”, për të cilin nuk ka aspak simpati pasi thotë së vazhdimisht mbështetë veprimet e Kosovës ndaj serbëve që jetojnë aty.

Kujtojmë, se Stano ka thënë se “po jetojmë në kohë të agresionit të kundërligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër një vendi sovran, Ukrainës”.

“Marrëveshja për konsultime të rregullta ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë agresore, në këtë moment në këtë kohë jep një sinjal të veçantë dhe të fortë të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, duke ngritur pyetjen serioze. Rusia po shkel seriozisht Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, ndërsa forcat ruse po kryejnë mizori kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

“BE-ja i bën thirrje lidershipit në Serbisë, që të sigurojë se do të jetë pjesë e procesit të anëtarësimit, në një koherencë më të fortë midis iniciativave të politikës së jashtme dhe mbështetjes së saj për vlerat ndërkombëtare dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha mes tjerash zëdhënësi i BE-së në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat