Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it

Lajme

Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë në veri të vendit tonë. Në kuadër të atij plani, për të cilin ka kuptuar KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Sipas planit, pjesë e targetit për sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Kp mëson se qëllimi i planit është përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara të cilat do të çonin në një konflikt të hapur mes Policisë dhe KFOR-it në njërën anë dhe eksponentëve serbo-rusë në anën tjetër, ku këta të fundit shpresojnë në mbështetjen e elementëve ushtarakë nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.

Për këtë qëllim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh në veri, për përfshirjen në skenarët e saj. Ata janë pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada” e cila dyshohet për përfshirje në shumë aktivitete kriminale atje, përfshirë edhe djegien e veturave të serbëve të veriut.

Image
Vladimir Radivojevic gjatë takimit në Rashkë (13.10.2021)

Disa prej drejtuesve të saj kanë njohje personale me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, sikurse Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami” nga Zvecani.

Se KFOR-i dhe pjesëtarët e saj janë cak i këtyre grupeve tregon edhe veprimi i datës 26.08.2022, kur ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it në veri, dhe i kishin publikuar të shoqëruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit që i përkasin.

Image
Vladimir Radivojevic së bashku Sllavko SIMIC – “Lista Serbe”

KosovaPress mëson se personat e përgatitur për t’i sulmuar institucionet e sigurisë së lartcekura janë:

Image
Vladimir Radivojevic së bashku me truprojat e Milan Radoicic

• Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami”. “Mami’ ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “atë e njoh” duke iu referuar “Mamit”.

Vladimir Radivojeviç “Mami” ka lidhje të shumta politike dhe me grupe të ndryshme kriminale në veri të vendit. Është pjesë e tifozëve “Delije” nga Zveçani.

• Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi i cili është nipi i ish ministrit serb Goran BOGDANOVIC. Ky se bashku me pjesëtarin e VBA Marko Vukasinoviç drejton një grup personash në Leposaviq të cilët prezantohen edhe si “Mbrojtje Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” në Leposaviq.

• Uglesa Jarediç, ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është i përfshirë në këto plane. Ai me parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmërisë serbe.

Image
Vladimir Radivojevic, Aleksander Jevremovic, Marko Vukasinoc dhe Uglesa Jaredic
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat