Sot varroset Dilon Ramqaj, 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut

Lajme

Sot varroset Dilon Ramqaj, 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:04
Dilon Ramqaj

16-vjeçari Dilon Ramqaj, i cili vdiq mbrëmë në bjeshkët e Junikut, do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Studenicë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për median se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.

Ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat