Qytetarja serbe: Te barrikadat në veri nuk lejohen të kalojnë as pacientët

Lajme

Qytetarja serbe: Te barrikadat në veri nuk lejohen të kalojnë as pacientët

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:11
Barrikadat në veri

Një qytetare serbe, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj e cila jeton në veri të Mitrovicës ka pësuar një sulm në zemër, pasi që siç thotë ajo, djali i saj u torturua nga persona të maskuar, që ajo i quan “majmunë të maskuar”.

Mirëpo, siç shkruan kjo qytetare, asaj iu bë e pamundur të dërgohej edhe në spitalin e Mitrovicës, pasi që persona që qëndrojnë tek barrikadat nuk i hapën rrugën.

“I shkreti duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Sonte ata janë nën mëshirën e fatit”, ka thënë kjo qytetare.

Ajo shton se në përpjekja e serbëve për ta “luftuar” Albin Kurtin me barrikada po shëndrrohet në luftë kundër serbëve, teksa shton se në vendososjen e barrikadave të vitit 2012, ku thotë se ka qenë edhe vetë pjesëmarrëse pacientët ishin lënë të lëvizin.

“Ata pak njerëz që janë ulur sot në barrikada në Kosovë nuk i njohin serbët që jetojnë në atë zonë. Është shumë e vështirë për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, duke bërë thirrje që të ndihmohet tezja e saj.

“Më shkruani në privat të iu tregoj ku mund ta gjeni, sepse kam frike ta publikoj emrin”, ka shkruar qytetarja serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat