Fillon aksioni për shpëtimin e një bjeshkatari të lënduar në Malet e Sharrit

Lajme

Fillon aksioni për shpëtimin e një bjeshkatari të lënduar në Malet e Sharrit

Më: 2 janar 2023 Në ora: 16:18
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës

Një bjeshkatar ka mbetur i lënduar në Malet e Sharrit.

Kështu ka njoftuar Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ndonëse nuk janë bërë të ditur detajet se kur është lënduar ai, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar aksion për shpëtimin e tij.

“Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar me aksionin e shpëtimit në Malet e Sharrit të një bjeshkatari të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat