Vuçiq: Nuk është Besnik Bislimi njeri të cilit dikush mund t’i besoj

Lajme

Vuçiq: Nuk është Besnik Bislimi njeri të cilit dikush mund t’i besoj

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:53
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është Besnik Bislimi njeri të cilit dikush mund ti besoj në fjalë. Në këtë jam bindur shumë herë, dhe asgjë më tej dhe s’ka gjë më të rëndë, nuk dua ta them. Vuçiq është shprehur se sa i përket vrasjes në kafenë Panda ne kemi pasur shumë indikacione. Nuk isha prezent që të mund t’ju them se e di dhe nuk di se çfarë, por gjithsesi do të kisha dashur që të vij deri te provat dhe sapo të kem diçka më konkrete me provat t'ua ofroj njerëzve.

“Duket se nuk ka lexuar ose nuk e ka kuptuar se çfarë dikush është dakorduar, apo po na paralajmërojnë plotësisht ndonjë veprim të ri, por nuk mendoj se ata kanë mënyrë për të bërë gjëra të tilla. Sikur të kishin pasur mënyrë do ti largonin barrikadat, nuk kanë ata mënyrë për këtë, ekzistojnë disa gjëra të tjera shumë më serioze, shumë më të vështira, por kjo është një taktikë, e dini, në të cilën ne duhet të jemi të lumtur kur duhet të heshtim që dikush të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Por nuk do të flas më tej përpara se të pres zotin Chollet, dhe besoj se më së largu për Shën Jovanin, do të pranojë këtë katërshen e madhe, kështu që pas kësaj do të jem i gatshëm të flas për këtë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se, nuk është Besnik Bislimi njeri të cilit dikush mund ti besoj në fjalë, në këtë jam bindur shumë herë, dhe asgjë më tej dhe s’ka gjë më të rënd nuk dua ta them. Ai ka theksuar se sa i përket bisedimeve deri në fund të muajit janar do ti pranoj familjet e interesuara për bisedime.

“Nuk është Besnik Bislimi njeri të cilit dikush mund ti besoj në fjalë, në këtë jam bindur shumë herë, dhe asgjë më tej dhe s’ka gjë më të rëndë nuk dua ta them. Sa i përket vrasjes në kafenë Panda ne kemi pasur shumë indikacione, a e di nuk isha prezent që të mund t’ju them se e di dhe nuk di se çfarë, por gjithsesi do të kisha dashur që të vij deri te provat dhe sapo të kem diçka më konkrete me provat t'ua ofroj njerëzve. Së pari do t’ju ofroj organeve kompetente, natyrisht e di që familjet janë më të interesuarat. Sa i përket bisedimeve, deri në fund të muajit janar do ti pranoj familjet e interesuara për bisedime, unë nuk kam kurrfarë dyshimi nuk kam kurrfarë problemi me këtë, sikurse pranoj kudo herë që mundem sa më shumë njerëz, unë jam kryetar i popullit dhe puna ime është të përgjigjem në tema të pakëndshme dhe në pyetje të pakëndshme, dhe jo në atë çfarë është e bukur dhe e lehtë”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një dalje publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat