Lideri serb që dërgoi në Hagë mijëra dokumente kundër UÇK-së

Lajme

Lideri serb që dërgoi në Hagë mijëra dokumente kundër UÇK-së

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:24
Zoran Gjingjiq

Avokati i njohur serb Toma Fila, që e ka mbrojtur në Tribunalin e Hagës edhe kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka bërë të ditur se mijëra dokumente me akuza kundër liderëve të UÇK-së janë dërguar tek ish-kryeprokurorja Carla del Ponte në Hagë, me urdhër të kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

Avokati Toma Fila, që ishte kritikues i madh i Gjingjiqit dhe përkrahës i fuqishëm i liderëve  kriminelë serbë të Serbisë, Bosnjës dhe Kosovës, tregon për kërkesën e ish-kryeprokurores Carla del Ponte, drejtuar Beogradit, pas vitit 2000, kur Qeverinë serbe e drejtonte kryeministri Zoran Gjingjiq.

“Carla del Ponte vazhdimisht na thoshte se pse nuk po i japim dëshmi kundër UÇK-së dhe dëshmi se kush kanë qenë komandantë në UÇK, zinxhirin komandues të UÇK-së”, ka thënë Fila.

“Mirëpo unë e di se Zoran Mijatovic, asokohe zëvendës i Kryeshefit të UDB-së, me urdhër të Zoran Gjingjiqit, i ka dorëzuar këto dëshmi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në atë kohë, në qarqe ndërkombëtare ende nuk kishte pajtim se duhej barasvlesuar krimet e Serbisë me ato të UÇK-së, mirëpo kjo gjë, siç thotë ai “ndodhi tek pas raportit të Dick Martyt”.

Carla del Ponte ka ngritur aktakuzat kundër Fatmir Limajt (2003) dhe Ramush Haradinajt (2005), si dhe ka lansuar gënjeshtrën sensacionale për “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku kinse është bërë trafikimi i organeve të serbëve të kidnapuar, akuza që dolën të pavërteta edhe në Gjykatën Speciale në Hagë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat