Lista Serbe e dënon masën e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në Zveçan

Lajme

Lista Serbe e dënon masën e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në Zveçan

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:32
Goran Rakiq

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka dënuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për masën e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar në Zveçan.

Ata dyshohet se kane qenë pjesë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në atë komunë.

Lista Serbe i ka identifikuar dy të arrestuarit si Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lista Serbe e ka konsideruar vendimin për paraburgim si të paligjshëm dhe dy personat si të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat