Dreçun kritikon Lajçakun dhe Escobarin për Kosovën

Lajme

Dreçun kritikon Lajçakun dhe Escobarin për Kosovën

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:23
Milovan Dreçun

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, ka kritikuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, duke thënë se kanë pikëpamje të gabuar për situatën në veri të vendit.

Sipas tij, Esobar dhe Lajçak po përpiqen që pjesërisht të largojnë shkaqet e krizës.

“Flitet për tërheqje të njësive speciale parapolicore nga tri komuna në veri të Kosovës. Aty janë katër komuna. Problemi kryesor nuk është se ata thjesht tërhiqen nga ato ndërtesa, por që në përgjithësi tërhiqen nga veriu i Kosovës. Nëse nuk flisni për këtë, nuk i largoni plotësisht shkaqet e krizës.” – ka thënë Drecun për RTS.

Dreçun ka folur edhe për takimin e kryeministrit Kurti me Escobarin dhe Lajçakun, ku ka thënë se nuk e di se për çfarë janë rënë dakord por se i “duket që nuk ka pasur progres” për de-përshkallëzim të situatës e as për themelimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se nuk ishte mjaft i qartë për deklaratën e Escobarit se Asociacioni do të formohet “me apo pa Kurtin”, sepse qeveria në Prishtinë duhet të formojë Asociacionin, d.m.th pa “njeriun e parë të qeverisë” nuk është e mundur.

Kujtojmë se Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat