“Lidhjet me Sekiraqën”, Ismet Beqiri i përgjigjet babait të Triumf Rizës

Lajme

“Lidhjet me Sekiraqën”, Ismet Beqiri i përgjigjet babait të Triumf Rizës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:07
Ismet Beqiri

Shefqet Riza, babai i ish-policit të vrarë, Triumf Rizës, në një intervistë që ka dhënë së fundi lidhur me vrasjen e djalit të tij, e ka përmendur edhe ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Ismet Beqirin.

Ai e ka akuzuar Beqirin për lidhje me Enver Sekiraqën, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Madje, ka thënë se Beqiri s’kishte lejuar as që të mbahet një minutë heshtje kur ishte vrarë Triumfi.

“Ka pas njerëz të LDK’së që kanë qenë të lidhur drejtpërdrejtë me Enver Sekiraqën. Jo, kjo LDK që është sot, po do janë. Ai Kryetari i Komunës nuk ka pranu edhe një minutë kur kanë propozu kur është vra Triumfi…Ismet Beqiri nuk ka pranu të mbahet 1 minutë heshtje. Dmth vetë e ka tregu ftyrën çfarë është edhe kanë qenë të lidhun me këtë”, ka deklaruar Riza.

Lidhur me këto akuza të Rizës, ka folur Ismet Beqiri. Ai ka thënë se e kupton dhimbjen e tij për humbjen e djalit, por se deklaratat e tij nuk qëndrojnë.

“Beqiri ka deklaruar se është e padrejtë që të përmendet emri i tij, vetëm pse ka qenë kryetar i Komunë së Prishtinës në atë kohë…Është e padrejtë që pa asnjë argument të përmendet emri im, vetëm nga fakti se kam qenë Kryetar Komune në atë kohë”, ka thënë Beqiri.

Ai ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë Kryetar i Prishtinës, ka qenë nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kërcënuar.

Thotë se për tri vjet ka qenë nën përcjellje dhe mbrojtje të Policisë së Kosovës dhe mbrojtjes së afër për 24 orë, shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme që ka pasur.

“Më vjen keq qe po e përmendi por po jam i obliguar të them se në kohën kur isha Kryetar i Prishtinës, një nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kercënuar isha une. Shumica e dijnë, por po ju rikujtoj për ata që nuk e dijnë se une si Kryetar Komune, nga 5 vitet e mandatit tim, diku 3 vite (v.2004/2007)24h,jam përcjellur, ruajtur dhe mbrojtur nga policia e Kosovës, mbrojtja e afërt(CPU)për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i kisha. Kjo ka ndodh nga vlerësimet e shërbimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe atëherë policisë së UNMIK-ut. Ka pasur procese gjyqësore dhe të dënuar për këtë”, ka deklaruar Beqiri.

Në fund, Beqiri ka thënë se janë organet kompetente që duhet të merren me këtë çështje,

“Kanë qenë atëherë dhe janë sot organet kompetente të cilat duhet ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në përgjigjen e Beqirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat