Dedaj ankohet pse s’po dëshmon në seancë të mbyllur: Ma keni imponu seancën e hapur, kundërligjshëm

Lajme

Dedaj ankohet pse s’po dëshmon në seancë të mbyllur: Ma keni imponu seancën e hapur, kundërligjshëm

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Gjergj Dedaj

Dëshmitari Gjergj Dedaj në fund të dëshmisë së sotme, është ankuar se nuk i është dhënë e drejta që ai dëshminë e tij ta jep në seancë të mbyllur. Sipas tij, ky veprim është i kundërligjshëm.

“Edhe unë kam lyp krejt seancën e mbyllur, ma keni imponu seancën e hapur, kundërligjshëm, kundër të drejtave të njeriut”, tha Dedaj.

Pas deklaratës së tij, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith urdhëroi që të kalohet në seancë të mbyllur, e cila edhe ka përfunduar si e mbyllur për ditën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmia e dëshmitarit Dedaj do të vazhdojë edhe nesër, ku pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, ai do të merret në pyetje edhe nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin Thaçi dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat