“Në Kosovë ka vend për të gjithë”, Porfirije thërret për dialog me shqiptarët

Lajme

“Në Kosovë ka vend për të gjithë”, Porfirije thërret për dialog me shqiptarët

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:51
Patriarku Porfirije

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, ka ftuar të martën shqiptarët në dialog, duke thënë se në Kosovë ka vend për të gjithë.

Kështu është shprehur ai derisa ka folur për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

“Jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të revizionizmit historik. Por këtu nuk bëhet fjalë as për revizionizëm, kur viktimat dhe kriminelët ndërrojnë vendet. Ndërtime krejtësisht fiktive, imagjinare janë në punë për vendet e shenjta serbe. Të udhëhequr nga dashuria e Krishtit, ne bëjmë thirrje për dialog ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe M., sepse ashtu siç ka vend për të gjithë në Kosovë, ka gjithmonë edhe hapësirë për dialog për jetën e njerëzve në Kosovë”, ka thënë ai, raportoi mediumi serb “Tanjug”.

Ai ka shtuar se të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jenë pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve politike.

“Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe veçanërisht fetare përfaqëson vlerë civilizuese universale, sepse këto të drejta i takojnë të gjithëve dhe duhet t’i garantohen kishës serbe dhe besimtarëve të saj, gjegjësisht të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jetë pjesë e negociatave për statusin dhe marrëveshjeve politike”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat