Çka duhet të ndodhë që të fillojë armëpushimi në Palestinë?

Lajme

Çka duhet të ndodhë që të fillojë armëpushimi në Palestinë?

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 12:38
Ilir Kulla

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla nuk beson që do të ketë armëpushim në Palestinë, deri në zgjedhjen e presidentit të ri në Amerikë.

Sipas tij, zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris e ka të qartë se fillimi i luftës në lindjen e mesme favorizon, Donald Trump-in.

“Zëvendëspresidentja amerikane, Harris e ka të qartë se fillimi i luftës të mirëfillt në lindjen e mesme favorizon zotin Trump 100%”, ka thënë Kulla në Tëvë1.

“Nuk besoj që do të ketë asnjëllojë armë pushimi deri në zgjedhjen e presidentit të ri në Amerikë”, u shpreh ai.

Tutje, Kulla theksoi se në këtë luftë Hamasi do t’a fitoj edhe bregun perëndimor.

I pyetur se si e vlerësoni vizitën e Ministrit të Jashtëm jordanez në Iran, ai deklaroi se Jordania ka 70% të poopullsisë e ka palestineze, teksa një luftë e tillë rrezikon Mbretërinë dhe stabilitetin e Jordanisë.

“Jordania ka 70% të popullsisë e ka palestineze, një luftë e tillë rrezikon edhe Mbretërinë në Jordani dhe stabilitetin e Jordanisë dhe të gjithë situatës”, ka thënë Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat