Certifikohet gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten

Lajme

Certifikohet gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten

Më: 7 mars 2025 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ky kursi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerë.

Duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shefi i stafit të SHPFSK-së, gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, komandanti i KDS-sit, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë të FSK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat