​Derdhi beton nga kamioni nëpër rrugë, merr gjobë 300 euro

Lajme

​Derdhi beton nga kamioni nëpër rrugë, merr gjobë 300 euro

Më: 18 mars 2026 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Njësiti i Trafikut të Prishtinës ka bërë me dije se ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të rrugës “Fehmi Lladrovci”.

Ky rast është identifikuar nga kamerat.

Në një njoftim për medie është thënë se ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar gjobë edhe ndaj firmës, në emër të personit juridik.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thuhet në këtë njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat