Pensionistët e Maqedonisë kërkojnë të jenë prioritet gjatë vaksinimit kundër coronavirusit

Maqedonia

Pensionistët e Maqedonisë kërkojnë të jenë prioritet gjatë vaksinimit kundër coronavirusit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve ju bëjnë thirrje autoriteteve që të jenë prioritet gjatë vaksinimit kundër coronavirusit, si kategori e rreziku me sëmundje kronike dhe me imunitet të vogël.

“Në emër të 300.000 pensionistëve ju bëjmë thirrje që të na vendosni në prioritet për vaksinën kundër coronavirusit”, thonë nga kjo lidhje.

Ata shtojnë se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe vendet e botës.

Pensionistët, potencojnë nga LSHP, janë kategoria më e rrezikshme për shkak se shumica prej tyre janë me sëmundje kronike dhe me imunitet të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat