Roth: Bllokimi i Bullgarisë është gabim serioz politik

Maqedonia

Roth: Bllokimi i Bullgarisë është gabim serioz politik

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Michael Roth

Para nisjes së mbledhjes së sotme në Bruksel në të cilën duhej të jepej drita e gjelbër për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, kryesuesi, Michael Roth thotë se bllokimi i Bullgarisë është gabim serioz politik.

“Për fat të keq nuk arritëm përparim në çështjen që tashmë jemi dakorduar, dhe e gjithë kjo për shkak të kërsave bilaterale të një vende anëtar”, tha ministri gjerman për Evropë, Michael Roth.

Roth përsëriti se Gjermania e cila kryeson me Bashkimin Evropian deri në fund të viti, po bën përpjekje për ta tejkaluar bllokimin.

“Gjithçka tjetër do të ishte gabim serioz politik në të cilin çmimin do ta paguajnë stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor që do ta rrezikonte edhe sigurinë e Evropës”, tha Roth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat