Bujar Osmani: Nuk heqim dorë, do të jemi vend anëtar në BE

Maqedonia

Bujar Osmani: Nuk heqim dorë, do të jemi vend anëtar në BE

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot i përsëriti qëndrimet se Qeveria do të vazhdojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, edhe pas bllokadës së Bullgarisë, Qeveria e RMV-së nuk do të heq dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Do të tejkalohen edhe këto dallime. Paramendoi se çfarë do të ndodhte nëse nga NATO hiqnim  dorë në këto 30 vitet e fundit. Tani nuk do të ishim vend anëtar i Aleancës. Ose kur Franca përdori veton të hiqnim dorë. Ne vazhduam në këtë rrugë dhe më pas morëm edhe rekomandim. Tani nuk heqim dorë”, tha Osmani.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut do të jetë vend anëtar i BE-së dhe se kjo pritet edhe nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat