Filipçe: Të mos dilet pas orës 18:00 pa nevojë

Maqedonia

Filipçe: Të mos dilet pas orës 18:00 pa nevojë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Venko Filipçe

Komisioni për sëmundje infektive i propozon qeverisë kufizime të reja sa i përket festave të fundvitit.

Përveç ndalesës së tubimeve dhe mbylljes së kafeneve nga ora 18:00, rekomandohet që edhe qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë pas këtij orari.

“Ne apelojmë dhe rekomandojmë që të mos ketë tubime në shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos largohen nga shtëpia pas orës 6 pasdite në qoftë se nuk ka nevojë për atë” – tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, përcjell TV21.

Propozimet do t’i paraqiten Qeverisë sot me kërkesë për të hyrë në fuqi nga 18 dhjetori dhe të jenë të vlefshme deri më 21 janar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat