15 viktima dhe 493 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

15 viktima dhe 493 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 15 persona nga koronavirusi dhe janë regjistruar edhe 493 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 366 testime për COVID-19 dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 827 94 testime dhe prej tyre 60 706 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 488. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 19 600. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat