Dëmshpërblimi për rastin Sopoti, në “sirtarë”

Maqedonia

Dëmshpërblimi për rastin Sopoti, në “sirtarë”

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:18
Rasti "Sopoti"

Qeveria nuk ka marrë ende asnjë vendim konkret për kërkesën për dëmshpërblimin e sopotasve, të cilët kërkojnë që tu kompensohet njollosja e integritetit personal dhe familjar, për akuzat e pavërteta për rastin e ndodhur në vitin 2003. Në pyetjen e Alsat, nga Qeveria thonë se ende nuk kanë marrë vendim.

“Ende nuk ka vendim konkret për kërkesën në fjalë. Kërkesa e pranuar po shqyrtohet nga trupat e ndryshëm në Qeveri. Pasi të përfundojë shqyrtimi, menjëherë do të shqyrtohet edhe në seancë të Qeverisë për t’u marrë vendim”, thonë nga Qeveria.

Pak ditë më parë, Avokati i Shtetit i dërgoi kërkesë për marrëveshje Qeverisë, që katër ish të dënuarit në mungesë, për rastin e Sopotit, Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të dëmshpërblehen me 48 milion denarë. Madje u pezullua edhe procedura gjyqësore, derisa Qeveria të marrë qëndrim nëse do të pranojë kërkesën e sopotasve, ose do të lejojë që drejtësia të vendoset në gjykatë.

Sopotasit paraprakisht kërkuan që marrëveshje të arrihet me Ministrinë e Drejtësisë, por kjo e fundit kishte kërkuar që procesi të zgjidhet në gjykatë. Por mbrojtja e të dënuarve të pafajshëm në rastin Sopoti, kërkon mirëkuptimin e Qeverisë, pasi procesi gjyqësorë rrezikon të zgjatë ndër vite, por edhe ka kosto të lartë për të gjitha palët. Më 7 mars të vitit 2019, Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat