Kasami në Ankara takon nënkryetarin e AKP-së, Kurtulmuš

Maqedonia

Kasami në Ankara takon nënkryetarin e AKP-së, Kurtulmuš

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:59
foto nga vendi ngjarjes

Sot së bashku me deputetin dhe nënkryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut Fadil Zendeli, si dhe zv.ministrin e Kulturës z. Sedat Sulejmani qëndruam për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.

 Ku u mirëpritëm nga z. Numan Kurtulmush, nënkryetar i partisë më të madhe të Turqisë AKP kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë informon Tetovasot .

Sipas Liderit Kasami me z. Kurtulmush u bisedua roli i Turqisë në Ballkanin perëndimor si aleat i joni dhe njëkohësisht si dy anëtarë të përbashkët të NATO-s, bashkëpunimet ndërshtetërore, si dhe forcimi i rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Me z. Numan Kurtulmush u dakorduam që shumë shpejtë Lëvizja BESA dhe AKP të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie të përhershme është shprehur kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat