Grubi për :Monstrën”: Nuk komentojmë proceset gjyqësore

Maqedonia

Grubi për :Monstrën”: Nuk komentojmë proceset gjyqësore

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:39
Artan Grubi

Pas fjalëve përfundimtare të djeshme për rastin “Monstra”, nga ku prokuroria dhe tha se ky rast është përdorur edhe për pikë politike, zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi, në pyetjen e Tv 21 se a do të ishte gjykim i drejtë, atë që dje e kërkoi prokurorja Fetai, Grubi tha se është çështje e autoriteteve gjyqësore, të gjykatës dhe prokurorisë si dhe të mbrojtjes në bazë të fakteve dhe dëshmive për ta çuar këtë proces deri në fund. Ai tha se qëllimi kryesor i jonë ka qenë që Monstra të rikthehet në gjykim.

“Të gjithë bashkërisht jemi angazhuar për ripërtëritje të rastit “Monstra”, ndërsa është punë e gjyqësorit, prokurorisë dhe palës mbrojtëse që në procedurë gjyqësore ta dëshmojnë aktakuzën apo edhe pafajësinë.

Ne në këtë proces nuk kemi ndërhyrë asnjëherë përveç se kërkesës për ripërtëritjen e këtij gjykimi në tërësi dhe këtë e kemi arritur”, tha Grubi.

Prokuroria dje kërkoi denim me burg të përjetshëm për Alil Demirin dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailloviq, për Fejzi Azirin burg prej 15 vjetëve, ndërsa për Haki Azirin prokuroria kërkon që të dënohet me 9 deri në 10 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat