Hapja e kufirit Llojan-Miratoc, Vuçiq: Hapja e kufirit nënkupton shpenzime shtesë

Maqedonia

Hapja e kufirit Llojan-Miratoc, Vuçiq: Hapja e kufirit nënkupton shpenzime shtesë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:36
Llojan-Miratoc

Pika kufitare Llojan-Miratoc nuk u çel. Premtime boll por jo edhe realizime në terren.

Gjatë takimit të sotëm të presidentit Vuçiq me kryeministrin Zaev, Vuçiq u pyet se kur do të hapet pika kufitare Llojan-Miratoc që banorët e dy vendeve kanë një jetë që po e presin.

Presidenti Vuçiq tha që kjo nuk është një pengesë politike por nëse do të hapet ajo pikë kufitare do të ketë shpenzime shtesë.

“Edhe unë bisedova për këtë çështje dhe Zoran tregoi interes të madh, ekziston interesim posaçërisht nga shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit, Llojan dhe Miratoc dhe ne bëjmë gjithçka që është e mundur që atje të hapet vendkalim kufitar. Kjo nuk është punë e thjeshtë dhe e lehtë, jo për arsye politike, por duhet të paguhen edhe personat që do të punojnë aty çdo ditë, këto janë shpenzime shtesë, ndërsa ne mundohemi t’i ulim shpenzimet. Por mos u brengosni do e përfundojmë edhe këtë punë”, deklaroi Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë.

Sekretari Gjeneral i Qeverisë Muhamet Zekiri në fillim të muajit pati takim me kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifin ku folën për kufirin.

Ndërsa para disa javëve Zekiri në një intervistë për News.tv tha se punët që është dashur t’i kryej vendi jonë për hapjen e pikës kufitare, janë kryer tashmë.

“Kjo nuk varet vetëm nga ne, varet më së shumti nga autoritet e Beogradit. Dy ministrat vitin e kaluar firmosën marrëveshje për hapjen e pikës kufitare. Ne jemi në kontakt edhe me kryetarin e Komunës së Preshevës, permanent. Edhe interesi i dy vendeve është hapja e shpejtë e kësaj pike kufitare. Nga ana jonë punët teknike janë të kryera dhe nuk kemi pengesë, presim vetëm përgjigjen pozitive nga Beogradi se edhe ata nga ajo anë janë të gatshëm dhe kjo hapje kufitare do të shkojë në dy faza”, theksoi Muhamed Zekiri – Sekretar Gjeneral i Qeverisë.

Por një marrëveshje që ende nuk po zbatohet u nënshkrua në vitin 2019 nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe homologu i tij nga Serbia.

Për 30 vjet banorët e Llojanit dhe Miratocit presin hapjen e kufirit.

Banorët e dy vendeve detyrohen që të bëjnë një rrugë të gjatë prej 75 kilometrave për të shkuar tek të afërmit e tyre, ku me hapjen e kufirit do të mund të kalojnë kufirin shumë më shpejt e më kollaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat